Është mbajtur gara e tërheqjes me kuaj në Ferizaj

Nën organizimin e Klubit të kalëruesve “Kastrioti” në Ferizaj, është mbajtur gara e tërheqjes me kuaj si dhe defilimi i kuajve arab, ku morën pjese garues nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët dhanë për pranishmit një spektakël të shkëlqyer.
Në ketë organizim i cili u mbajt në Neredime të Ferizajt, në emër të Kryetarit të Komunës Agim Aliu, të pranishmit i ka përshëndeti Balton Dërguti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj. Dërguti duke falënderuar klubin “Kastrioti” për ketë organizim, i njoftoi të pranishmit se Komuna e Ferizajt, ka ndarë mjetet për ndërtimin e hipodromit, i cili do të shërbej si stadium për zhvillimin e garave me kuaj me standard evropiane.
Në këtë garë vendin e parë e zuri Klubi “Kastrioti” në Ferizaj, si dhe u dhanë shpërblime të tjera./21Media

Back to top button