“Nuk e vrau varka, por shteti”, pas ngjarjes në Himarë, paralajmërohet protestë

Pas tragjedisë së ndodhur sot në Himarë, ku një 7 vjeçare humbi jetën pasi u përplas në breg nga një mjet lundrues, nisën thirrjet e para për protestë.
Partia Demokratke përmes një njoftimi për media, bëri të ditur se ditën e enjte, në datën 4 gusht ora 19:00 do të mbahet protesta para Ministrisë së Brendshme.
PD njoftoi si kërkesë të protestës dorëheqjen e ministrit të Brendshem, Bledi Çuçi dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.
Ndërkohë që thirrja për protestë u shpërnda edhe nga përfaqësues të shoqërive civile, shkruan vizionplus
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i shprehu ngushëllime familjes Avdia për humbjen e jetës së vajzës së tyre 7-vjeçare, e cila sot u godit nga një mjet lundrues, që drejtohej nga një oficer policie në Potam të Himarës. Nano përjashtoi nga radhët e Policisë së Shtetit oficerin e Policisë, Komisar Arjan Tase, me detyrë Shef Seksioni i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, i cili u arrestua menjëherë pasi ndodhi ngjarja.

Back to top button