Eurovision 2023 nuk do të mbahet në Ukrainë

Ukraina nuk do të jetë në gjendje të presë Eurovision Song Contest në vitin 2023.
Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka zbuluar se tani po fillon “diskutimet me BBC” për Mbretërinë e Bashkuar ta organizojë ngjarjen në emër të Ukrainës.
Në një nga Eurovizionet më konkurruese në vitet e fundit, Ukraina fitoi pasi mori mbështetje dërrmuese në votimin e publikut, gjë që e kaloi Sam Ryder të Mbretërisë së Bashkuar në vendin e dytë, përcjell portali rtv21.tv
Pas fitores së Ukrainës, shumë menduan nëse do të ishte në gjendje të organizonte ceremoninë e vitit të ardhshëm ndërsa lufta po vazhdon.
Menjëherë pas kësaj, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në Facebook: “Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin! Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe besoj – jo për herë të fundit.”
Sidoqoftë, bordi drejtues i Eurovizionit, Grupi i Referencës, “me keqardhje të thellë ka arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh rrethanat aktuale, garancitë e sigurisë dhe operacionale që kërkohen për një transmetues për të organizuar, dhe prodhuar
Eurovision Song Contest sipas Rregullave të ESC nuk mund të përmbushen”. .
EBU tha se fitorja e Ukrainës “do të reflektohet në shfaqjet e vitit të ardhshëm” pavarësisht se ku do të organizohet ngjarja.
Pasi fitoi ceremoninë muajin e kaluar, grupi Kalush Orchestra, tha: “Faleminderit për mbështetjen e Ukrainës. Kjo fitore është për çdo ukrainas. Slava Ukraina.”/21Media

Back to top button