Ja çfarë duhet të bëni nëse filloni të ngulfateni e askush nuk është pranë

1 min read

Ky informacion mund t’ju shpëtojë jetën një ditë. Nëse e gjeni veten në një situatë ku po mbyteni dhe nuk ka njeri rreth jush, përpiquni të qëndroni të qetë dhe bëjeni këtë.

Nëse papritmas filloni të mbyteni dhe askush nuk është pranë, përpiquni të qëndroni të qetë sa të mundeni.

Jeff Rehman, një mjek me përvojë 22-vjeçare, tregoi për BrightSide se çfarë duhet të bëni në momentin vendimtar.

1. Mos u frikësoni. Qëndroni të qetë sa të mundeni

2. Gjunjëzohuni në tokë dhe mbështetuni përpara në duar në mënyrë që të jeni në të katër këmbët.

3. Tërhiqni fort shpatullat prapa dhe hidheni fort në tokë me bustin. Një goditje e fortë në gjoks do të detyrojë një sasi të madhe ajri të dalë nga mushkëritë tuaja dhe ai ajër do të detyrojë çdo gjë që keni në fyt jashtë.