​“Fadil Vokrri” ndriçohet sonte për një superderbi

​Reflektorët e stadiumit “Fadil Vokrri” do të ndizen edhe sonte, por kësaj radhe për një ndeshje të Superligës së Kosovës.

Bëhet fjalë për ballafaqimin e dy gjigantëve të futbollit kosovar, Prishtina dhe Ballkani që ndeshen në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit duke nisur nga ora 20:00.

Ballkani vjen pas fitores së madhe në mesjavë ndaj Dinamos së Zagrebit në Ligën e Konferencës me rezultat 2-0 dhe dëshiron ta ruajë epitetin e lideri të tabelës së Superligës.

Prishtina nga ana tjetër po kalon nëpër një krizë të rezultateve. Në pesë ndeshjen e fundit, skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka katër barazime dhe një humbje duke u renditur në vendin e pestë me 11 pikë.

Back to top button