“Falë sportisteve si Donjeta dhe Nora, shteti ynë vazhdon të triumfoj ndërkombëtarisht”

“Sportistet tona, përmes punës dhe sakrificës, vazhdojnë të korrin suksese historike për shtetin e Republikës së Kosovës“, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) në Facebook, pas suksesit të Donjeta Sadikut dhe Nora Gjakovës.
Sot Donjeta Sadiku fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të Boksit (kategoria 60 kg) që po mbahet në Budva të Malit të Zi. Kjo është medalja e parë evropiane e rangut senior për Federatën e Boksit të Kosovës.
Po ashtu sot, kampionja olimpike Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtënë garën Grand Slam të xhudos që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Pas katër fitoreve, Nora përmbylli ditën me vendin e dytë në finale përballë Mimi Huh të Koreas së Jugut. Ishte një rikthim i fuqishëm i Norës pas 15 muajve rikuperim shkaku i lëndimit të krahut.
Nga MKRS kanë shkruar se falë sportisteve si Donjeta dhe Nora, shteti ynë vazhdon të triumfoj ndërkombëtarisht./21Media

Back to top button