Familja Krasniqi kërkon ndihmë për shërimin e djalit të tyre 21 vjeçar

 

Familja Krasniqi nga fshati Begaj i Komunës së Vushtrrisë kërkon ndihmë për të shëruar djalin e tyre 21 vjeçar.

Shpetim Krasniqi 21 vjeqar nga fshati Begaj,Vushtrri, disa muaj me herët është diagnostifikuar me Leukemi Akute. Shpetimi ishte trajtuar më herët në Turqi, dhe i është transplatuar palca kurrizore nga motra, por fatkeqsisht sëmundja e tij i është rikthyer përsëri dhe gjendja e tij shëndetsore është shumë kritike.

Pas keqsimit të gjendjës së tij,me urgjencë është rikthyer në Turqi dhe ka filluar trajtimin me kimioterapi.

Por familja Krasniqi e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet, pasi duhen rreth 120.000€ për shërimin e djalit të tyre.

Familjarët kanë publikuar fotografi të Shpëtimit në spital dhe të dhënat ku mund të kontribuoni për të.

Familja Krasniqi beson në ju qytetarë të vullnetit të mirë.

Back to top button