Fëmijët e shkollave të Prishtinës u dërgojnë letra ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Fëmijët e shkollave të Prishtinës po iu shkruajnë letra ish krerëve të UÇK-së në Hagë. Drejtoresha për Arsim në Komunën e Prishtinës, Besiana Musmurati ka thënë se këto letra do të iu dërgohen liderëve të e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

““Mrekullive të botës duhet ti shtohet edhe lufta çlirimtare e UÇK-së” shkruan Leka nga shkolla Naim Frashëri.“Unë ende kam besim te njerëzimi sepse ende kam besim tek ju. Na keni treguar herë pas here se ne mund t’ju besojmë. Andaj, ju jeni heronjtë tanë!” thotë Erza, e cila ka lindur në vitin që është shpallë Pavarësia.
“Ndoshta sot je me thinja, por ne do të kujtojmë gjithmonë për zgjuarsinë, trimërinë dhe sakrificën që e ke bërë për fëmijët e Kosovës” thotë letra tjetër. Shpresojmë që me këto letra do të mund të përçojmë mirënjohjen e thellë që e kemi për UÇK-në dhe vlerat e saj.”, ka shkruar Musmurati në Facebook./21Media

Back to top button