​Krasniqi: Marrëveshja e Ohrit rezultat i gabimeve të Kurtit

Zhvillimet e fundit në Kosovë, konkretisht marrëveshja e Ohrit ishte temë diskutimi e Liderit të PDK-së, Memli Krasniqit dhe Ambasadorit të finlandës në Kosovë, Matti Nissinen të shoqëruar nga Jeeni Laakso nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe Annina Peltonen nga Fondacioni për Paqe “Marti Ahtisaari”.

Krasniqi pati kritika për marrëveshjen e Ohrit duke thënë se ishte rezultat i gabimeve të kryeministrit Albin Kurti.

“Për ne, kjo marrëveshje, e cila nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse dhe që heq dorë nga njohja e ndërsjellë, është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për të përmbyllur konfliktin e ngrirë prej dekadash me Serbinë. Kjo marrëveshje, mbi të gjitha, është rezultat i gabimeve të vazhdueshme të Kryeministrit Kurti dhe nuk i arrin qëllimet tona shtetërore e qytetare.”, tha Kurti./21Media

Back to top button