Festivali Ndërkombëtar i Filmit Odesa në PriFest të Kosovës!

PriFest – Prishtina International Film Festival në shenjë mbështetjeje do të jetë nikoqir i OIFF – Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Odesa (Ukrainë).
Pra, sivjet do të mbahet një edicion i përbashkët, i 14-i i PriFest-it dhe edicioni i 13-të i OIFF-së, në Prishtinë, Kosovë, me moton ”Odesa IFF përtej kufijve: Odesa në PriFest”.
Dy festivalet gjithmonë janë përputhur me terminet në fund të korrikut, si dhe shpesh kanë ndarë mysafirët ndërkombëtarë që kanë udhëtuar nga njëri festival në tjetrin.
Edhe këtë vit ishte paraparë ashtu, por fatkeqësisht për shkak të luftës në Ukrainë, festivali i Odesës u anulua.
”Është mundësi e jashtëzakonshme, marrë parasysh luftën në Ukrainë, që këtë vit Odesa të mbajë edicionin e saj të sivjemë këtu në Prishtinë, në partneritet dhe bashkëorganizim me PriFest-in, më të suksesshmin festival të filmit që ka kryeqyteti ynë. Kryeqyteti do ta mbështesë maksimalisht këtë hap të mrekullueshëm bashkëpunimi mes dy festivaleve. Kjo është një mundësi shtesë për të shfaqur solidarizimin me luftën e Ukrainës për të drejtën më themelore të saj – lirinë”, ka shkruar Përparim Rama në ”Facebook”.
Edicioni i 14-të i PriFest do të mbahet nga 26-31 korrik./21Media

Back to top button