Dy të vdekur dhe 147 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 

Këtë të martë (8 shtator) është ulur numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri, pasië gjatë 24 orëve të fundit, 2 persona kanë humbur betejën me Covid-19.

Gjithashtu nga 830 testime të kryera u shënuan 147 raste të reja. Pavarësisht se është parë një trend ulës i kurbës së pandemisë, situata në spitale paraqitet e vështirë.

Aktualisht të në spitalet e posaçme COVID janë të shtruar 199 pacientë. Në krahasim me ditët e mëparshme, numri i të shëruarve është ulur./oranews

Back to top button