Fillon fushata zgjedhore

Fushata zgjedhore do të zgjasë 10 ditë

Nga këto momente fillon fushat zgjedhore për partitë politike, e cila do të zgjasë deri më 9 qershor në ora 23:59.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka zgjedhur që ta vizitojë QKUK-në, kurse PDK-ja ka hapur fushatën me fishekzjarrë në selinë e degës së PDK-së në Prishtinë.

Kryetari i PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj pasi shpalli të hapur fushatën zgjedhore, i ftoi të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës që të bëjnë fushatë të qetë dhe të civilizuar, ashtu siç kanë bërë çdoherë, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Kosovës dhe veçmas nga ata të Prishtinës, që siç tha “t’i bashkëngjiten fitores sonë, Fillimit të ri”.

Fushata zgjedhore do të zgjasë për 10 ditë dhe mbahet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të Kosovës./21Media

Back to top button