Fillon seanca dëgjimore për rastin e të miturës
Gjyqtari përjashton mediat
Po mbahet seanca në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë në lidhje me hetuesin policor V. V, i cili dyshohet se për rastin e abuzimit ndaj të miturës nga Drenasi.
Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej 30 ditëve.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që seanca të jetë e mbyllur për publikun dhe mediat.
Ditën e martë në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë.
Sot është arrestuar edhe mësimdhënësi i dyshuar për keqpërdorim të së miturës në Drenas. Pas intervistimit të këtij të dyshuari, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë./21Media