Fillon zgjerimi e rrugës Livoç – Gjilan
Ky projekt do të kushtoj mbi 1 milion euro
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë sot nga ora 11:00 do të inaugurojë fillimin e punimeve të projektit të zgjerimit të rrugës nacionale N 25.3, segmenti Livoç-Gjilan.
Ky segment rrugor me një gjatësi prej 3 mijë e 135 metrash, gjerësi prej 20 metrash do të ndërtohen me katër shirita dhe me trotuare të gjëra prej 2 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1 milion e 946 mijë e 026.15 eurosh, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Sipas njoftimit, ministri Zharku në orën 14:30 do të vizitojë punimet që janë duke u zhvilluar për rehabilitimin e rrugës Muqivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës, e cila ka një gjatësi prej 11985 metrash, gjerësi prej 6 metrash dhe një kosto prej 1 milion e 099 mijë e 294.69 eurosh./21Media