Filmi i parë shqiptar “Tana”, në Festivalin “Lumiere” të Francë

Filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë “Tana”, i realizuar në vitin 1958 me regji të Kristaq Dhamos, u shfaq të martën i restauruar në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit LUMIЀRE, në Lion të Francës. Lajmi bëhet i ditur nga Arkivi Qendror Shtetëror i Flimit, ku për herë të parë po merr pjesë në programin “Thesare dhe kuriozitete” (Treasures & Curiosities).
Shfaqja e filmit u prezantua nga Maelle Arnaud, drejtoreshë e programacionit të Festivalit LUMIÈRE, e cila ia dha fjalën drejtoreshës së AQSHF-së, Marinela Ndria për të prezantuar filmin dhe procesin e restaurimit. Prezantimi u mbyll nga studiuesi Joël Chapron i cili ka si profil të punës së tij studimin e kinematografive të Europës Qendrore dhe Lindore.
Filmi “TANA” do të shfaqet edhe në datën 21 tetor, ora 10:45 në Lumiere Terreaux. Gjithashtu, delegacioni nga AQSHF do të marrë pjesë në Marketin Ndërkombëtar të Filmit Klasik MIFC, ku do të prezantojnë kinematografinë shqiptare në festivale apo distributorë të tjerë të interesuar për ta shfaqur.

Back to top button