Filmi “Where the Crawdads Sing”, premierë në SHBA këtë të premte

Në filmin e ri “Where The Crawdads Sing”, regjisorja Olivia Newman paraqet tregimin për një vajzë të re, e cila rritet pranë një moçali në Karolinën e Veriut. Atë në fillim të viteve të 50-ta e braktisin prindërit dhe vëllezërit e motrat.
Ky personazh quhet Kaja. Ajo mëson të mbijetojë e vetme. Më vonë, atë e mëson shkrim e lexim shoku i saj Tate Walker, në të cilin dashurohet, por edhe ai e braktis kur shkon në kolegj.
Në tërë këtë tregim del një mbrojtës që e tërheqë Kaja-n në një vend takimi me premtime për martesë, por që kjo martesë nuk realizohet. Kaja i jep fund kësaj lidhjeje. Më pas, ai gjendet i vdekur dhe këtu është Kaja ajo e cila gjykohet për vrasje. Provat kundër saj tregojnë se ajo ka vrarë personin.
Filmin “Where The Crawdads Sing” e prodhuan Reese Witherspoon e Lauren Newstadter.
Në rolin e Kajas paraqitet Daisy Edgar-Jones.
Në role të tjera paraqiten Taylor John Smith, Harris Dickinson e të tjerë.
Këngën origjinale të filmit “Carolina” e ka shkruar dhe interpretuar këngëtarja Taylor Swift, e cila njëherësh është edhe tekstshkruese.
Filmi “Where The Crawdads Sing” do të shfaqet premierë në SHBA këtë të premte me 15 korrik 2022./21Media

Back to top button