Filmi “Zgjoi” shfaqet në Gjermani

 
Në kuadër të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mbrëmë në Berlin të Gjermanisë është shfaqur filmi kosovar “Zgjoi”.
Filmi është fitues i 16 çmimeve ndërkombëtare dhe ishte në listën e ngushtë për nominim për Oscar.
“Historia e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe në të cilën u bazua filmi dhe interpretimi i shkëlqyer i aktores Yllka Gashi, preku të gjithë shikuesit e sidomos që shfaqja e këtij filmi përkoi në një ditë të rëndë në historinë e re të Evropës, përkatësisht të agresionit rus ndaj Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Gjermani.
Të pranishëm ishin përfaqësues nga institucionet gjermane dhe misionet e ndryshme diplomatike.
Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, sjell historinë e vërtetë të Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për të siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë./21Media

Back to top button