Finlanda i sforcon rrethojat kufitare me Rusinë

Parlamenti i Finlandës ka miratuar legjislacionin për të ndërtuar rrethoja më të forta në kufirin me Rusinë, pasi vendi kërkon të bashkohet me NATO-n pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
Finlanda ndryshoi dekada të mos-angazhimit ushtarak duke kërkuar anëtarësimin në aleancën ushtarake në maj, duke filluar zyrtarisht procesin për t’u bashkuar këtë javë.
Nga frika se Moska mund të përdorë emigracionin për të ushtruar presion politik, ndryshimet e reja në Aktin e Rojës Kufitare lehtësojnë ndërtimin e rrethojave më të forta në kufirin lindor 800 milje (1,300 km) të vendit me Rusinë.
Qëllimi i ligjit është të “përmirësojë kapacitetin operacional të rojes kufitare për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride. Lufta në Ukrainë ka kontribuar në urgjencën e çështjes”, ka thënë Anne Ihanus, një këshilltare e lartë në ministrinë e brendshme”.
Siç qëndron tani, kufijtë e Finlandës janë të siguruar kryesisht me rrethoja të lehta prej druri, të krijuara kryesisht për të ndaluar bagëtinë të enden përtej.
“Ajo që ne po synojmë të ndërtojmë tani është një rrethojë e fortë me një efekt të vërtetë pengues. Me të gjitha gjasat, gardhi nuk do të mbulojë të gjithë kufirin lindor, por do të synohet në vendet që konsiderohen si më të rëndësishmet”, ka thënë Sanna Palo, drejtoreshë e divizionit ligjor të rojeve kufitare finlandeze.
Ligji i ri mundëson gjithashtu mbylljen e pikave kufitare dhe përqendrimin e azilkërkuesve në pika të veçanta, në rast të përpjekjeve për kalim në shkallë të gjerë./21Media

Back to top button