Fizioterapeutët kundër Projektligjit të pagave

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, po e kundërshton Projektligjin e pagave duke e quajtur diskriminues ndaj profesionit të fizioterapisë.
Në reagimin e tyre thuhet se komentet e reagimet e mëparshme të tyre nuk janë marrë parasysh.
“Zëri dhe thirrja jonë për respektim dhe mosdiskriminim të profesionit të Fizioterapisë nuk u morën për bazë nga organet kompetente, duke filluar nga hartuesit e draftit deri tek Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal”, thuhet në reagimin e tyre.
OFTK kërkon nga ana e organeve ligjbërëse që të interferojnë me komentet e kësja ode në mënyrë që të mos të lejojnë diskriminimin ndaj profesionit të Fizioterapisë dhe Fizioterapeutëve.
Kategorizimi i profileve shëndetësorë të bëhet në respektim të ligjeve ekzistuese në Republikën e Kosovës në mënyrë që të realizohet nivelizimi i koeficienteve të profesionistëve Shëndetësor sipas nivelit të edukimit të tyre”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button