Musliu: Sot po zyrtarizohet diktatura

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës po bëhet shqyrtimi i Projektligji për Pagat e Zyrtarëve Publikë dhe Projektligji për Pagat në Sektorin Publik.
Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, teksa ka kritikuar pozitën.
Ajo tha se sot është dashur që sindikata e punëtorëve t’i nxjerrin të gjithë punëtorët në rrugë
Sipas Musliut, në Kuvendin e Kosovës sot me votën e Vetëvendosjes po rrënohet sistemi i administratës shtetërore.
“Po kërkoni Opozite konstruktive, ja ku e keni. Sot është dashtë sindikatatë e punëtoreve ti nxjerrin të gjithë punëtoret në rrugë. Sot në Kuvendin e Kosovës me votën e VV-së po rrënohet sistemi i administrates shtetërore. Sot po zyrtarizohet diktatura! Nesër është tepër vonë”, ka shkruar Musliu./21Media 

Back to top button