Flamuri i BE-së ngritet në Kryeministri, Rama: Do doja të ishte këtu opozita

Flamuri i Bashkimit Evropian u ngrit sot në Kryeministrinë e Shqipërisë. Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri Edi Rama tha se do të donte të ishte e pranishme edhe opozita.
“Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë vulë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. “, tha Rama.
Ai tutje shtoi se opozita ndodhet në një hendek të madhe mes një.
“Mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para.”, deklaroi
Rama./21Media

Back to top button