Fluks në qendrat shëndetësore, Berberi: Mbi 100 teste Covid në ditë, pjesa më e madhe pozitive

Me variantin Delta, Omicron, apo edhe me grip stinor, numri i qytetarëve që i drejtohen qendrave shëndetësore çdo ditë po shënon rritje.
Drejtorja e Qendrës Shëndetësore 8 në Tiranë, Blerta Berberi tha se në ditë kryen më shumë se 100 teste për Covid, nga të cilat pjesa më e madhe rezulton pozitivë.
“Gjatë ditës kryhen mbi 100 testime dhe pjesa më e madhe e tyre kanë rezultuar pozitive.”
Ditët e fundit po vihet re shtim i numrit të infektimeve të moshave 15-40 vjeç.
“Pjesa më e madhe e pacientëve të konfirmuar me Covid janë mosha shumë të reja nga 15 vjeç deri në 45 vjeç. Pacientët e vaksinuar po kalojnë formën e lehtë, ndërsa format më të rënda kanë qenë të pacientët e pavaksinuar.”
Megjithatë, nuk mungojnë as fëmijët e infektuar me koronavirus, por për pjesën më të madhe të tyre është dashur vetëm ndihma mjekësore e pediatres së lagjes.
“Edhe te moshat pediatrike kemi pasur shumë raste pozitive por format kanë qenë të lehta dhe janë menaxhuar shumë mirë nga mjeket tona pediatre.”
Mjekët në qendrat shëndetësore këshillojnë të gjithë prindërit që të mos i drejtohen menjëherë pediatrisë në QSUT, por të kërkojnë ndihmën e mjekut të familjes.
Në këtë mënyrë shmangin edhe rrezikun e mbivendosjes së viruseve të tjera./Oranews

Back to top button