Shitet me çmim rekord një faqe nga stripi i Spider-Man, i vitit 1984

1 min read

 

Bllokbasteri “Spider-Man: No Way Home” tashmë ka arritur rekord në box office. Por ky film me superhero, arriti sukses edhe në një shtëpi ankandi.

Në shtëpinë e ankandeve dedikuar trashëgimisë në Dallas, në ngjarjen katër ditore të stripave, vetëm një faqe nga stripi Spider-Man i vitit 1984 u shit për çmimin rekord 3.36 milionë dollarë.

Kjo faqe stripi, që është punë e Mike Zecks, është e 25-ta me radhë në stripin “Secret Wars no.8”, dhe ajo shënon paraqitjen e parë të kostumit të zi të Spider.

Oferta për shitjen e kësaj faqeje fillimisht ishte 330 mijë dollarë, por ajo ia doli të vlerësohet për këtë çmim rekord.

Rekordin e deritanishëm për shitje të vetëm një faqeje nga një strip e ka mbajtur një kornizë nga Wolverine, nga stripi i vitit 1974 “The Incredible Hulk”.  Ajo u shit për $657,250.

Në këtë ankand në Dallas, veç kësaj faqeje të stripit të Spider-Man, u shit edhe një kopje e stripit dedikuar Spider-Man, që është “Action Comics No. 1”,  i vitit 1928.

Ai u shit për një çmim prej $3.18 millionë, duke u bërë kështu njëri prej stripave të shitur me çmimin më të lartë në një ankand./21Media