Fluksi në pikat kufitare të Kosovës

Pritjet në vendkalimet kufitare për mërgimtarët janë të pashmangshme. Pas pushimeve për festat e fundvitit në Kosovë, tashmë bashkatdhetarët kanë filluar të kthehen në vendet e Evropës.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, 50 deri në 60 minuta janë pritjet e udhëtarve në pikën kufitare në Merdarë që dalin nga Kosova. Kolonat në dalje në këtë pikë është 500 metra.
Pritje deri në 30 minuta ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë. Në Mutivodë pritjet janë 20 minuta. 10-15 minuta pritje ka dhe në Jarinjë.
Ndërsa në pika tjera kufitare deri në këto momente paraqitet situatë më e qetë dhe pa pritje të gjata./21Media

Back to top button