“Fol”: Gjykata e Ferizajt më transparentja

Gjykata Themelore e Ferizajt është shpallur gjykata më transparente sa i takon publikimit të vendimeve të lëndëve të zgjidhura.

Ndërsa, gjetjet e raportit nga Lëvizja FOL nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022 thotë se Për 41% është rritur numri i publikimeve të vendimeve të lëndëve të zgjidhura nga gjykatat për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Nga mbi 97 mijë lëndë të zgjidhura vendimet e mbi 34 mijë lëndëve janë publikuar, që i bie se janë publikuar rreth 36% .

Ndërsa, çmimi për gjykatën me transparente është ndarë për Gjykatën e Ferizaj.

Kryesuesi i KGjK-së, Albert Zogaj tha se ndihet mirë kur kanë raporte të tilla qe flasin për progres për transparencës në sistemin gjyqësor.

Ai tha se publikimi vendimeve tashmë është bërë rutinë në sistemin gjyqësor, por sfidë mbetet mungesa e kapaciteteve me qëllim që të publikohen në kohë rekorde vendimet.

E impresionuar me rezultatet e arritur në aspektin e transparencës së gjyqësorit sa i takon publikut të vendimeve u shpreh Tamara Greig drejtoreshë e INL në Kosovë e cila po ashtu tha se kjo paraqet një hap përpara për demokraci të plotë.

Ndërsa, Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva tha se të dhënat tregojnë rritjen e nivelit të transparencës së institucioneve gjyqësore.

Ajo tha se kështu po zhvillohet e drejta e qytetarëve për të qenë të informuar.

Albana Hasani hulumtuese në Fol tha se bazuar në numrin e vendimeve të publikuara me lëndët e zgjidhura janë Gjykata Supreme ku prej 4551 lëndëve te zgjidhura ka publikuar vendimet e 3188 prej tyre që në përqindje i bie 79%. E pasuar nga ajo e Apelit e cila ka publikuar 50% të vendimeve ndërsa Gjykata Themelore e Ferizajt ka publikuar 46% të vendimeve.

Sa i takon degëve të gjykatave më së shumti vendimi ka publikuar ajo e Kaçanikut, Rahovecit dhe Malishevës.

Back to top button