FSK arrin suksese në garën e “Luftëtari më i mirë” në Iowa të ShBA-së

Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se me ftesën nga Garda Kombëtare e Ioëas të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, pjesëtarët  nga FSK-ja, Agron Bojku dhe Emir Ahmetaj morën pjesë në garën e “Luftëtari më i mirë” ku sipas njoftimit, treguan performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.

Sipas FSK-së, partneriteti me Iowan është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për  t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku.

Ndërkaq, sipas kësaj force, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë.

Back to top button