Ftesë publike nga MKRS për përkrahje financiare për botimin e librave për vitin 2022

 
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit(MKRS) ka bërë ftesë publike për përkrahje financiare për botimin e librave për vitin 2022.
Në njoftim bëhet e ditur se përkrahja financiare u jepet botuesve për veprat e pabotuara të të gjitha gjinive letrare, përfshirë:
Veprat nga krijimtaria letrare e Kosovës,
Përkthime të veprave kulmore të letërsisë së huaj,
Kompletet e veprave të zgjedhura të autorëve të spikatur.
“Projektet me dokumentacionin e kërkuar dorëzohen me zarf të mbyllur në dy kopje, nga data 26/01/2022 deri më 28/02/2022 në ora 16:00”, ka njoftuar MKRS./21Media
Për detajet tjera dhe për aplikim bashkangjitur keni linkun e konkursit: https://www.mkrs-ks.org/…/Konkursi_botimi_i_librit_2022…

Back to top button