Fundoset varka me dasmorë, dyshohet për 100 të vdekur
Rreth 100 njerëz raportohet të kenë vdekur në një aksident në lumin Niger pasi anija u përmbys herët në mëngjes të hënën.
Dëshmitarët okularë i thanë Al Jazeera-s se varka po transportonte të ftuar të dasmës që po ktheheshin në shtetin Kwara nga një ceremoni në shtetin e afërt të Nigerit, të dyja në Nigerinë qendrore, përcjell portali rtv21.tv
E përditshmja lokale Nigerian Tribune raportoi se pasagjerët ishin nga fshatrat Kpada, Egbu dhe Gakpan në Kwara dhe se dasma ishte mbajtur në fshatin Egboti në shtetin e Nigerit.
Policia ende nuk ka konfirmuar se sa njerëz kanë vdekur ose sa ishin në bordin e varkës, e cila thuhet se ishte e mbingarkuar.
Ka pasur fatkeqësi të ngjashme në të kaluarën në zonën e cila është afër bashkimit midis lumenjve Niger dhe Benue, dy nga më të gjatët në Afrikë.
Në maj 2021, një varkë u mbyt në Niger rreth të njëjtës zonë, sipas një të përditshmeje tjetër lokale The Guardian. Rreth 160 persona humbën jetën në atë aksident./21Media