Gërvalla hap Forumin e parë të Biznesit mes Kosovës dhe Portugalisë

Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla ka bërë hapjen e Forumit të parë të Biznesit mes Kosovës dhe Portugalisë.

Kjo u ë e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky Forum shënon një moment historik në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Portugalisë duke bashkuar forcat në aspektin ekonomik dhe kulturor mes dy shteteve”, u shpreh Gërvalla.

Ajo tutje theksoi se Republika e Kosovës dhe Portugalia kanë bërë përparim të dukshëm në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore duke vënë në pah progresin që shteti ynë ka arritur gjatë tri viteve të fundit në sundimin e së drejtës, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

“Këto të arritura janë njohur ndërkombëtarisht përmes raporteve të ndryshme në të cilat Kosova renditet si një ndër shtetet demokratike me përparimin më të shpejtë në mbarë botën”, shtoi tutje Gërvalla.

Gërvalla foli për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve duke theksuar faktin që shteti ynë ofron mundësi për investime në shumë sektor, nga ai i turizmit, teknologjisë Informative dhe në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në kultivimin e drithërave, frutave, perimeve dhe prodhimin e verës.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka thënë se ky Forum hap një kapitull të ri me Portugalinë, duke rritur partneritetin biznesor dhe ekonomik, përtej bashkëpunimit të Grupit Parlamentar të Miqësisë që ka Kuvendi i Kosovës me atë të Portugalisë.

Duke folur mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe dy popujve, Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello, tha se lufta e fundit në Kosovë ka krijuar miqësi të forta që janë rritur edhe nëpërmjet ardhjes së kontigjentit ushtarak portugez në Kosovë, ku sipas tij më shumë se shtatë mijë burra dhe gra portugeze e morën këtë vend në zemër.

Në kuadër të Forumit, janë nënshkruar tre Memorandume të Bashkëpunimit, dy prej tyre mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Ekonomike të Portugalisë, si dhe një Memorandum në fushën e arsimit./21Media

Back to top button