Gërvalla për Berishajn: Ambasadori s’shkarkohet me spekulime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pas takimt me homologen nga Sllovenia, Tanja Fajon ka folur edhe për rastin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Gërvalla ka thënë se deri në këto momente nuk ka asnjë informacion zyrtar se Berishaj ka bërë ndonjë shkelje.
“Unë kam kërkuar dhe vazhdoj të kërkoj nga shtetet të cilat janë përmendur që të na japin informacione se a janë të vërteta apo spekulime të medieve të ndryshme akuzat ndaj tij. Ambasadori nuk shkarkohet për shkak të spekulimeve mediale – ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, ka thënë Gërvalla.
Ministrja para gazetarëve tregoi se sot në mëngjes ka folur me ambasadorin Berishaj dhe se ai ka treguar gatishmërinë që të bëjmë një konferencë të përbashkët për shtyp ku ai do të mund t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve./21Media

Back to top button