Kurti: Kosova është një histori e dyfishtë suksesi

(Lajm i përditësuar)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka dhënë mesazhin e tij para se të nis Forumi Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Ai, në një intervistë për mediumin zviceran Tages-Anzeiger, i ka ftuar shtetet që të investojnë në, sipas tij, Kosova është një vend progresiv, proevropian dhe demokratik. Kosova është një histori e dyfishtë suksesi.
“Kosova është një histori e dyfishtë suksesi. Në vitin 1999, shtetet demokratike të NATO-s ndaluan gjenocidin e Serbisë në Kosovë. Që atëherë, ne kemi dëshmuar se zhvillimi ekonomik dhe demokracia mund të ecin paralelisht”, ka thënë Kurti.
11:35 – Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në ditën e parë të qëndrimit në Zvicër, Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Shefin e Stafit, Luan Dalipi, Këshilltarin Politik për Teknologji të Informacionit, Lulëzon Jagxhiu dhe Këshilltaren politike të ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Gearda Demiraj do të jenë folës në Samitin e Investitorëve në Cyrih (Zürich), të organizuar nga Qeveria e Kosovës./21Media

Back to top button