Geta Beqa shpallet kampione e botës në “World Fitness Women’s Championships”

Sportistja e suksesshme kosovare, Gentiana Beqa u shpall Kampione Bote kategoria “Wellnes” në Kampionatit Botëror të Fitnesit, të zhvilluar në Korenë e Jugut.
Në këtë garë, ajo e përfaqësoi Shqipërinë dhe u vesh me flamurin kuq e zi.
“Kur linda une ishe ti 🇦🇱, u rrita me ty çdo emocion kam përjetuar me ty, kam punuar të bëj krenar ty flamuri im dhe gjithë shqiptarët në këtë ditë madhështore të garës botërore World Fitness Women’s Championships”, ka shkruar Beqa në Facebook.

Në një postim tjetër, Geta Beqa ka shkruar se nuk ka emocion të përshkruhet kur valëvitet në arenën botërore flamuri ynë kombëtar.

“Kur ekzekutohet Himni në një tjetër skaj të Globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është Shqiptar. Falënderoj Zotin që më dha dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnessit. Falënderoj familjen time për besimin. Falënderoj z.Rando Kukeli që me mundësoi të mbaj Flamurin Kombëtar. Falënderoj z.Marin Meksi që luftoi çdo çast për të mbrojtur këtë Flamur. Falënderoj z.Fidel Ylli që më mbështeti në skenën e Lindjes së Largët, së bashku me z.Ismet Krasniqi dhe z.Besim Aliti. Falënderoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, Komitetin Olimpik dhe Federatën Shqiptare të Bodybuilding dhe Fitness. Falënderim për të gjithë Shqiptarët e Shqiptarinë!”, ka shkruar Beqa në Facebook./21Media
Back to top button