Gjatë dy ditëve të ardhshme, moti edhe më i ftohtë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i ftohët.
Në mëngjes dhe gjatë natës parashihen ngrica, prandaj apelohet te ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes të shtuar në trafik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button