Kurti tha se sektori minerar ka rëndësi për zhvillimin ekonomik të vendit

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot vizitoi Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në takimin ku të pranishëm ishte edhe kryesuesja e Bordit, znj. Selvete Grajçevci Pllana dhe anëtarët e tjerë të bordit të KPMM-së u diskutua mbi rëndësinë dhe rolin e sektorit minerar në vend.
Kurti tha se qeveria është e angazhuar për një zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe sektori minerar historikisht e ka dëshmuar se ai është i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Ndërsa, ministrja Rizvanolli u shpreh se përveç prodhimit të energjisë elektrike, resurset minerare që posedon Kosova janë potencial edhe për ekonominë e tregut dhe ngritjen e mirëqenies socio-ekonomike.
Në takim, gjithashtu u diskutua edhe për sfidat e këtij sektori dhe nevojën për përmirësimin e teknologjisë, ngritjen e kapaciteteve profesionale, hulumtime të reja për identifikimin e resurseve minerale, zhvillimin e industrisë përpunuese dhe ngritjen e sigurisë në punë./21Media

Back to top button