Gjendet e vdekur një zyrtare policore në Gjilan

Pak momente më herët është gjetur një person pa shenja jete në varrezat e qytetit në Gjilan. Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjilanit, ka bërë të ditur se viktima është një zyrtare policore, kurse rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Policia e Kosovës është njoftuar se në varrezat e qytetit në Gjilan është një person ë dyshohet se është pa shenja jete. Njësitë tona kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e një personi të gjinisë femërore. Personi i vdekur është zyrtare policore. Për momentin, rasti nga hetuesit është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani./kallxo.com

Back to top button