Ismajli e Aliu votuan në Shtime

Dy kandidatët që garojnë për postin e kryetarit të Shtimes, Naim Ismajli nga PDK-ja dhe Qemajl Aliu nga VV-ja iu kanë drejtuar qendrave të votimit, kështu duke e ushtruar të drejtën qytetare.
Naim Ismaili ka publikuar një video në llogarinë e tij në “Facebook”, ku shihet duke e kryer procesin e votimit, ndërsa nuk ka dhënë ndonjë deklaratë.

Ndërsa, Qemajl Aliu nga VV-ja po ashtu përmes “Facebook”, u ka bërë thirrje qytetarëve të Shtimes që të votojnë.
“Bashkë me nënën time dhe vëllëzërit e mi votuam për të ardhmen e qytetit tonë. Ftoj secilin qytetar, të gjejë nga koha e tij e vlefshme disa minuta dhe të vendosë për qeverisjen e ardhshme. Vullneti i qytetarëve për përmirësim i merr hapat në qendrën e votimit, aty qytetari i hapë rrugë proceseve dhe prosperitetit. Shfrytëzoni këtë ditë me mot të mirë, edhe më të mirë se 17 Tetori, për të ardhmen tuaj, të fëmijëve e gjithë shoqërisë. Falenderoj personat e angazhuar në qendrat e votimit dhe të gjitha institucionet që po merren me mbarëvajtjen e procesit. Uroj të jetë ditë e mbarë dhe e qetë me energji dhe ndryshime pozitive!”, ka shkruar ai.
Të drejtë vote në Shtime 27 mijë e 25 qytetarë.
Sot po zhvillohet procesi i votimit në 21 komuna të Kosovës, të cilat shkuan në balotazh pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit./21Media

Back to top button