Gjendet i vdekur personi që u zhduk para dy ditësh në Baicë

Është gjetur pa shenja jete personi nga Baica e Istogut, për të cilin familjarët dy ditë më herët kishin raportuar se është zhdukur.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë të shtunën, familjarët kanë njoftuar të premten në mbrëmje se e kanë gjetur personin pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë për Obduksion (IML).

Burri ishte raportuar i zhdukur më 10 janar nga vëllai i tij./21Media

Back to top button