MC Kresha: Kam qejf me jetu me prindërit, por e falënderoj Erzanën që..

Reperi shqiptar, Kreshnik Fazliu – MC Kresha në “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” ka folur për shumëçka, nisur nga jeta profesionale e deri te ajo personale.
Kreshniku tregoi për jetën si baba i dy fëmijëve tashmë, por nuk la pa përmendur se do dëshironte të jetonte me prindërit.
Ai u shpreh shumë falënderues ndaj bashkëshortes së tij, Erzanës e cila siç ka thënë Kresha çdo herë kur ai ka pushim, bën të pamundurën që reperi të jetë sa më afër prindërve.
“Kam qejf me jetu me prindërit, por falënderoj Erzanën që..” – shprehet Kresha.

N’Maje t’Gjuhës me Xherin mund ta ndiqni çdo të diel në RTV21 dhe TV21 – ora 11:00 dhe 19:30./21Media

Back to top button