Gjiganti italian nis kontaktet me Chelsean për Lukakun

Skuadra italiane, Roma thuhet se ka nisur kontaktet me Chelsean për sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Saga e Lukakut në këtë merkato verore po vazhdon, por ende nuk i ka sjellë ndonjë rezultat Chelseat.

Fillimisht, dështoi lëvizja te ish-skuadra e tij, Interi, pasi që raportohej se Lukaku ka biseduar me Juventusin për një kalim të mundshëm te “Zonja e Vjetër”.

Më tej, Lukaku thuhet se tani e ka refuzuar kalimin te Juventusi, ndërsa një skuadër e re italiane ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit belg.

Siç bëhet e ditur nga Gianluca DiMarzio, Roma ka filluar kontaktet me Chelsean për Lukakun, me “Giaollorossi” që e ka marrë seriozisht punën e transferimit të belgut.

Roma dëshiron që ta kompletojë një marrëveshje në formë huazimi, me Chelsean që thuhet se tani është i hapur rreth mundësisë së huazimit të Lukakut, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri te fundi i merkatos.

Back to top button