Gjimshiti operohet me sukses, pas 1 jave rifillon stërvitjen

Ylli i mbrojtjes kuqezi, Berat Gjimshiti që ka pësuar një dëmtim në parakrahun e majtë në ndeshjen me Hungarinë, është operuar ditën e sotme në një nga klinikat sportive më të mira të Torinos, në Itali.
Është bërë e ditur se stafi mjekësor i Kombëtares ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor të Atalantës dhe ka informuar se operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka shkuar me shumë sukses dhe lojtari është në gjendje shumë të mirë.
Departamenti i Komunikimit në FSHF ka bërë të ditur se mbrojtësi kuqezi pas 7-10 ditësh do të rinisë stërvitjen dhe sipas parashikimeve, do të jetë i gatshëm për të luajtur ndeshje zyrtare pas 30 ditësh.

Back to top button