Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e grupit të Berishës

Gjykata e Tiranës ka njohur sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur më 11 dhjetor, me iniciativë të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duke njohur edhe ndryshimet e statutit të partisë të votuara nga ky kuvend.
Me njohjen e këtij vendimi, janë shkarkuar strukturat drejtuese të PD-së, siç edhe u kaluan më votë dhe u miratuan gjatë Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ndryshimet në statutin e PD-së, të vendosura në këtë Kuvend janë legjitime sipas Gjykatës. Statuti i ri i PD-së dhe simbolet e reja janë miratuar.
Pjesë e statutit te ri të demokratëve është edhe sanksionimi i largimit të kryetarit në rast se humb zgjedhjet./21Media

Back to top button