Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, mbyllet seanca kur shpaloset identiteti i dëshmitarit të prokurorisë

(Lajm i përditësuar)


Në Gjykatën Speciale ka vazhduar sot gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, dhe Jakup Krasniqit, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në këtë seancë është duke u dëgjuar dëshmitari i radhës i prokurorisë, zëri i të cilit është i modikfikuar dhe fytyra e të njëjtit po ashtu nuk shihet.

Seanca kaloi në sesion privat (të mbyllur) kur dëshmitari u intervistua lidhur me identitetin e tij.

Ky dëshmitar do të intervistohet gjatë këtyre dy ditëve në vazhdim, fillimisht nga ana e prokurorisë, pastaj nga avokatët mbrojtës të të akuzuarëve dhe trupit gjykues.


Vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Sot do të vazhdojë gjykimi në Hagë i ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Seanca pritet të fillojë në ora 09:00.

Këto do të jenë seancat e para gjyqësore ndaj tyre në vitin 2024.

Deri më tash janë paraqitur 38 dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Në njoftimin javor të Speciales është bërë e ditur se trupi gjykues ka pranuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera, kërkesë kjo në të cilën përfshiheshin edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur./21Media

Back to top button