Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje pas mesnate, në një pompë derivatesh në fshatin Piran të Prizrenit.
Dy punëtorë kanë informuar se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së zjarrit u ka grabitur rreth 3000 euro para të gatshme.
Policia ka thënë se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button