Gripshi, “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës ka zgjedhur lojtarin më të mirë për xhiron e 23-të në Superligën e Koosvës në futboll.
Ky çmim për javën e 23-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të FC Ballkani, Nazmi Gripshu
Gripshi u vlerësua një prej lojtarëve më të mirë në derbin Prishtina-Ballkani.
Përveç që bëri diferencën në fushë ai shënoi një supergol për skuadrën e tij, i cili edhe motivoi portokallezinjt për t’u kthyer në rezultat dhe për të marrë një pikë të rëndësishme në këtë ballafaqim (2:2).
Pas marrjes së këtij çmimi, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin dhe u shpreh optimist se skuadra e tij do ta mbrojë titullin e kampionit në këtë edicion.
“Është nder dhe kënaqësi që të shpallesh më i miri i xhiros në Albi Mall Superligë. Ky edicion i Superligës është shumë i luftuar dhe ka ndeshje shumë të vështira. Ballkani ndeshjet i merr një nga një dhe besoj që sado që rruga për ta mbrojtur titullin kampion është e vështirë, ne, do t’ia dalim. Një falënderim shkon për të gjithë bashkëlojtarët të cilët kontribojnë çdo herë që performanca ime të jetë e mirë”, ka theksuar Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së.

Back to top button