Rama ulet në bankë si nxënës dhe dëgjon rrëfime për UÇK-në

Në shkollat e Kosovës ora e parë e mësimit sot i është kushtuar Epopesë së UÇK-së.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ai është rikthyer në shkollën e tij, ”Hasan Prishtina”, por tash si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”
Rama bashkë me nxënësit e tjerë, ka dëgjuar rrëfimin e ish-ushtarë së UÇK-së, Aida Dërguti.

“Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjitha shkollat në #kryeqytet orën e parë të mësimit e kanë dedikuar për të ndarë copëza tregimesh nga historia moderne e Republikës së Kosovës. Kënaqësi të rikthehem në shkollën time ”Hasan Prishtina”, sot sërish si një nxënës i rritur për të dëgjuar rrëfime nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Bashkë me Besianë Musmurati, Drejtoreshën e Arsimit në Prishtinë, patëm kënaqësinë të dëgjojmë një rrëfim inspirues nga Aida Dërguti, dikur ushtare e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës, e sot një grua që vazhdon të na frymëzojë si shembull i guximit të një gruaje luftëtare”, ka shkruar Rama në Facebook./21Media 
Back to top button