Gruaja në gjendje kome lind një fëmijë

Gruaja u përdhunua në spital

Si mund të ndodhë diçka e tillë? Në SHBA, një grua që ka qenë në koma për 14 vjet duket se është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë – më 29 dhjetor ajo lindi një fëmijë.
Sipas mediave amerikane, rasti i tmerrshëm ka dalë në dritë nga një anonim . Sipas portalit të lajmeve “BuzzFeed Neës”, stafi i spitalit “Hacienda HealthCare” në Phoenix në Arizona nuk dinte asgjë për shtatzëninë e pacientes deri kur papritur erdhi fëmija, përcjell rtv21.tv.

Tani kërkimi për përdhunuesin është duke u zhvilluar. Policia dhe autoritetet shtetërore të Arizonës janë duke hetuar.

Sipas “BuzzFeed News”, pacienti papritur filloi të rënkonte me dhimbje më 29 dhjetor, por nuk mund të thoshte se çfarë kishte. Është një paciente e cila ka nevojë për kujdes në çdo çast. Pa kujdestarë profesionistë, ajo është plotësisht e pafuqishme. Një infermiere që ishte në detyrë më në fund solli fëmijën në botë. Djali është i shëndetshëm .

“Hacienda HealthCare është e angazhuar për të hetuar plotësisht këtë rast të pashembullt,” kanë thënë nga spitali.

Të gjitha proceset e punës dhe punonjësit duhet të kontrollohen në mënyrë që pacientët të jenë të sigurt dhe në duar të mira në të ardhmen.

Sipas rregullores së spitalit,  kujdestarët meshkuj kanë qasje në dhomat e pacientëve femra vetëm kur shoqërohen nga një grua. Shteti i Arizonës dhe policia janë duke hetuar për të gjetur fajtorin sa më shpejt që të jetë e mundur./21Media

Back to top button