Gruaja vritet nga fqinja pas mosmarrëveshjeve për fëmijët që luanin në oborr

Një grua në Florida u qëllua për vdekje nga fqinja e saj ndërsa djali 9 vjeç ishte pranë saj.

Ajike Owens u vra pasi shkoi në apartamentin e fqinjës, e cila më herët u kishte bërtitur fëmijëve të Owensit kur po luanin aty afër dhe u hodhi një palë patina duke e goditur një prej tyre, ka thënë policia.

Policët e gjetën Owensin në gjendje kritike dhe pasi u dërgua në spital vdiq.

“Do të donim që ajo të na kishte thirrur ne para se ta merrte situatën në duar të veta”, ka thënë policia, raportoi AP.

Që nga janari 2021, policia u thirr dhjetëra herë lidhur me telashet që kishin Owens me gruan që e qëlloi. E dyshuara ende nuk është arrestuar.

Para shtënies, fëmijët e Owensit po luanin në fushën afër apartamentit të fqinjës. Kur Owens më vonë u konfrontua me të, gruaja e qëlloi nga dera e hyrjes së apartamentit.

Back to top button