“Gruevski do të përgjigjet”

Prokurorja speciale Katica Janeva ka thënë se në Maqedoni janë cenuar vlerat morale

Prokurorja speciale Katica Janeva në një intervistë për DW është shprehur optimiste se ekipit të saj do ti vazhdohet mandati për të punuar dhe për të zbardhur rastet e nisura. Ajo tha se në 10 vitet e kaluara në Maqedoni janë cenuar vlerat morale,shkruan TV21.TV

“Vlerat morale në shoqërinë e Maqedonisë gjatë dhjetë viteve të fundit janë zhvendosur, gjithë kjo për shkak të qeverisjes së kësaj garniture qeveritare. Këtë e pamë nga materialet e publikuara, dhe ne e dëgjojmë nga materialet e bisedave telefonike. Më e rëndësishmja deri tani është keqpërdorimi i procesit zgjedhor ku partia qeverisëse për shkaqe lukrative, ka qëndruar në pushtet me veprime kriminale, shantazhe dhe vepra të tjera kriminale i kanë shantazhaur finansierët e ndryshëm në mënyrë që të fitojnë para të cilat u duheshin për të qëndruar në pushtet”, theksoi Katica Janeva, Prokurore speciale./21Media

Back to top button