Gucati thotë se një veteran i UÇK-së është maltretuar në stacionin policor të Graçanicës

 

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati thotë se veterani Naim Beqiraj është maltretuar në stacionin policor në Graçanicë. Gucati në një shkrim në Facebook ka kërkuar nga organet kompetente të Kosovës ta hetojnë rastin.

“Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga policia e Kosovës të stacionit policor të Graçanicës të cilin e kanë maltretuar psiqikisht vetëm pse është veteran i UÇK-së dhe është i pajisur me librezë të OVL-së, ne kërkojmë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës të merren me rastin në fjalë dhe të marrin masa ndaj policëve të cilët e kanë maltretuar Naimin, veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me familjet e dëshmorëve dhe invalidët janë kategoria të cilët meritojnë respektin me të madh në shoqërinë tonë, nuk tolerojmë raste të tilla të ndodhin, i bëjmë apel institucioneve të Kosovës që mos të përsëriten raste të tilla sepse nuk i meritojmë, por nëse ndodhin prapë edhe ne dimë të veprojmë dhe të marrim masa ndaj tyre!”, ka shkruar Gucati në Facebook./21Media

Është një fyrje e rëndë dhe turp i madh që i është bërë veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Naim Beqiraj nga…

Posted by Hysni Gucati on Thursday, August 20, 2020

Back to top button