Para Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë ndezur qirinj për të nderuar profesionistët shëndetësor që humbën jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

Odat e profesionistëve shëndetësor kërkuan qe të ndizen qirinj për ata që e humbën betejën me koronavirusin, ndërsa të fiken dritat në çdo shtëpi për një minutë në përkrahje të te gjithë mantelbardhëve qe janë në vijën e parë te frontit në luftën me pandeminë.

Udhëheqësit e institucioneve shëndetësore iu bashkuan thirrjes për ndezje të qirinjve e bashkë me ta edhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili tha se ndajnë dhimbjen për humbjen e profesionistëve shëndetësorë, por edhe ndjehen krenarë me punën e tyre.

“Si Ministri e Shëndetësisë shprehim konsideratën për punën, përkushtimin e tyre gjatë gjithë jetës në shërbim të qytetarëve të Kosovës me ruajtjen e shëndetit të tyre, por fatkeqësisht 13 nga ta pësuan nga virusi Covid-19 dhe ne sot ndajmë dhimbjen por njëherit krenarinë për punën e tyre dhe përkushtimin sidomos gjatë kësaj faze kur po përballemi ne dhe gjithë globi në luftimin e kësaj pandemie”, tha Zemaj.

Qirinj në nderim të mjekëve të vdekur nga Covid-19, sonte janë ndezur para çdo institucioni shëndetësor në vend, ndërsa edhe dritat u fikën për 1 minutë.

Mbi 12 mijë persona në Kosovë janë prekur me Covid-19, në mesin e tyre edhe profesionistë shëndetësor. 13 prej tyre e kanë humbur jetën./kp

#LIVE Ndizen qirinj në nderim të mjekëve që humbën jetën nga COVID-19

#LIVE Ndizen qirinj në nderim të mjekëve që humbën jetën nga COVID-19

Posted by RTV21 on Thursday, August 20, 2020